Panairi i Mjaltit/ Taulant Balla nga Librazhdi: Detyra ime si djalë i kësaj zone të forcoj këtë traditë

Bashkia e Librazhdit ka organizuar panairin e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale.

Panairi i Mjaltit në qendër të tij kishte mjaltin, prodhimin kryesor dhe më të njohur në Librazhd, ku më shumë se 400 bletërritës merren me prodhimin e tij.

Në panair e kësaj vjeshte morën pjesë dhjetëra biznese, ndërsa Bashkia e Librazhdit synon ta kthejë në traditë “Festën e Mjaltit”. I pranishëm në këtë panair ishte edhe deputeti i kësaj zonë Taulant Balla i cili tha se është detyrimi i tij dhe përgjegjësia si deputet i asaj zone që të vazhdojë të forcojë këtë traditë.

“ Ky panair nxjerr një prej produkteve tipike të kësaj zone. Kjo zonë prodhon një mjaltë shumë të veçatë të lules dhe akacies. Ajo që dua të them është që përveç panairit sot është edhe festa e Vallës Dyshe. Ne kemi krijuar një traditë shumëvjeçare që ndihet nga të gjithë. Në këtë panair bëhet fjalë për prodhime bio dhe obligimi im është që ne të vazhdojmë të forcojmë këtë traditë”- tha ai.

Të Fundit