Pamundësia për të punuar në profesion, ministria e Arsimit: Në pesë vitet e ardhshme do krijohet mundësia e një diplome të…

Thuajse çdo vit në Shqipëri ka rreth 130-140 mijë studentë, por nga analiza e kryer nga ministria e Arsimit rezulton se një pjesë e mirë e studentëve nuk punojnë në fushën e tyre të studimit.

Sipas zv. ministrit të Arsimit nga rreth 60 studentë të diplomuar në vit në inxhinierinë e tekstilit, vetëm tre prej tyre punojnë në fushën e studimit.

Si rrjedhojë një nga pikat e strategjisë kombëtare për Arsimin 2021-2026 është ndërlidhja e universiteteve me tregun e punës.

Kemi vënë re që ka degë goxha të lidhura me tregun, siç ka degë që nuk janë aspak të lidhura. E rëndësishme është që për çdo program studimi duhet një analizë e ecurisë së të diplomuarve,” – u shpreh zv. ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku.

Një element tjetër i rëndësishëm i kësaj strategjie është edhe ndërkombëtarizimi i diplomave për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të marrin edhe një diplomë të huaj.

 “Studentët shqiptarë duke studiuar në Shqipëri mund të marrin njëkohësisht një diplomë të një universiteti të huaj, apo vijnë pedagogë të huaj këtu japin mësim dhe krijohet mundësia e një diplome të dyfishtë,” – shtoi Rrumbullaku.

Të tilla strategji pritet të miratohen në muajin shtator, për tu vënë në zbatim përgjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Të Fundit