Kryegjyqtarja nën hetim për videot në “Tik-Tok”, ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit për verifikim të ambienteve të zyrës

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.

Të Fundit