Një gropë e madhe është krijuar në parkingun e një spitali në Jerusalem.
Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë, tre makina kanë rënë brenda.
Besohet se gropa është shkaktuar nga një tunel autostrade, që është duke u hapur aty pranë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa pamje të shumta tregojnë makinat teksa “gëlltiten” nga gropa.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.