E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Paketat e ndihmës, FMN: Shqipëria vendi i fundit në rajon, ekonomia bie -7.5%

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku thuhet se pandemia Covid bëri që deficiti të arrijë në 10 për qind të PBB-së. Në raport theksohet se Shqipëria, me paketat e ndihmës që dha qeveria për qytetarët dhe bizneset, rezulton vendi me asistencën më të vogël financiare në rajon.

FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin e tetorit, ku vlerësohet se ekonomia vendase pritet të tkurret me 7.5 për qind, ndërsa borxhi publik në rritje është një nga rreziqet kryesore.

Fondi vlerëson se një pandemi më e rëndë do të godiste më tej ekonominë, si pasojë e rënies së turizmit të remitancave si dhe kushteve financiare.

Rreziqet kryesore dhe që janë rritur janë borxhi, pandemia, dobësitë në menaxhimin e financave, euroizimi (përdorimi në masë i euros) dhe kreditë me probleme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑