Paguhen për udhëtimin e ‘largët’… deri te shtëpia ngjitur, çifti i mashtruesve fut lekët në xhep!

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për bashkëshortët Gëzim e Sokolesha Pepa, të cilët punojnë mësues dhe edukatore në shkollën 9 vjecare të Velmishtit në Roskovec dhe nga ana tjetër marrin pagesë për distancën e largët mes shkollës dhe banesës. Sipas denoncimit, kjo është abuzive, pasi ata jetojnë në fshatin Velmisht, shumë afër shkollës. Ne konfirmuam në ZVA Roskovec, që të dy bashkëshortët paguhen për distancën e punës me vendbanimin.Pasi na u konfirmua pagesa nga ZVA Roskovec, ne shkuam në fshatin Velmisht, ku banorët na konfirmuan banesën private të bashkëshortëve po në fshat, shumë pranë shkollës.Edhe në shtëpinë e bashkëshortëve Pepa, nëna e Gëzimit na tha, se jetonte aty me djalin dhe me nusen.Me një pasaportizim fiktiv, ata i marrin shtetit para, që nuk i takojnë.

Të Fundit