Paguan rregullisht kontributet, ja mban punonjësi i postës!

Jemi në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, i cili në vitin 2008 ka paguar kontributet si bujk për veten dhe bashkëshorten për vitin 2007. Pasi zonja ka mbushur moshën e pensionit, ka rezultuar, që pagesa e 2007-ës nuk është derdhur në sigurime. E njejta situatë edhe për Vezirin. Ne shkojmë në pikën postare të Vreshtasit, për të kuptuar, cfarë ka ndodhur me pagesat e zotit Vezir Cocka.Atje na thonë, se ish punonjësi i ka vetë shënimet e pagesave. Por teksa grupi i xhirimit udhëtonte nga Vreshtasi drejt Korcës, një telefonatë vjen në numrin e Vezirit, që e njofton, se pagesat u kryen.Për t’u bindur, që kështu ka ndodhur, u drejtuam dhe në Sigurimet shoqërore të Korcës, ku na u pohua, që problemi është zgjidhur nga Kryetari i degës së Kontributeve Bujar Laraku. Vezir Cocka mori në dorë vërtetimin e derdhjes së kontributeve për vitin 2007.

Të Fundit