Dy të moshuara në Greqi kanë ngritur padi kundër një qendre estetike, pasi kanë pësuar dëmtime trupore nga trajtimi jo i mirë i personelit të qendrës estetike.
Të moshuarat 74 dhe 78 vjeç kanë paguar në total 88 mijë euro për trajtimet estetike.
Njëra nga dy të moshuara deklaroi se pas trajtimeve në qendrën e bukurisë ka vuan nga sëmundje të rënda dhe të rrezikshme të lëkurës.
Pas hetimeve, rast pas rasti është ngritur rasti kundër nëntë personave, përfshirë pronarin dhe punonjësit e kompanisë së pretenduar, për mashtrim, lëndim trupor dhe përvetësim.
Sipas shkresave dëmi që të moshuarat pretendojnë arrin në gjithsej 87.820 euro.
Sipas asaj që u bë e ditur, viktima e parë, 74 vjeç, e cila u ankua se ka pësuar lëndime trupore, ka paguar shumën prej 63.000 euro , ndërsa tjetra , 78 vjeç ka paguara 24.000 euro.