Pagoi Nuredin Dumanin për ta vrarë, denoncimi i gruas së Alban Bengasit – Stop
KLIPET

Pagoi Nuredin Dumanin për ta vrarë, denoncimi i gruas së Alban Bengasit

Një ndër emrat më të përfolur të momentit, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij, ka hedhur dritë mbi një ngjarje të denjë për skenarë filmash, të trajtuar në emisionin “Stop”. Në 3 nëntor 2020, Blerta Bengasi tregoi para kameras, se ish bashkëshorti, avokati Alban Bengasi, e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të takonte fëmijët. Blerta kishte urdhër mbrojtjeje, por ndihej tërësisht e pambrojtur përballë ish bashkëshortit, që kishte vënë në lëvizje të gjitha levat e shtetit dhe botës së krimit, për t’i bërë keq nënës së fëmijëve të tij.Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Bengasi kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.Dumani ka treguar, se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *