Një ndër emrat më të përfolur të momentit, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij, ka hedhur dritë mbi një ngjarje të denjë për skenarë filmash, të trajtuar në emisionin “Stop”. Në 3 nëntor 2020, Blerta Bengasi tregoi para kameras, se ish bashkëshorti, avokati Alban Bengasi, e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të takonte fëmijët. Blerta kishte urdhër mbrojtjeje, por ndihej tërësisht e pambrojtur përballë ish bashkëshortit, që kishte vënë në lëvizje të gjitha levat e shtetit dhe botës së krimit, për t’i bërë keq nënës së fëmijëve të tij.Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Bengasi kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.Dumani ka treguar, se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.
- +355 67 220 8888
- [email protected]