”Ku kupton nga qelbi ti o derzi!” operohet 3 here, mjeku e le pa pastruar

Jemi në Korcë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, por në përfundim ka rrezikuar jetën. Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi na tregon për operacionin e apendesitit dhe më pas për atë të tëmthit. Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korcës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.Më pas Besnikun e sjellin në Tiranë, ku operohet për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba, falë të cilit sot është mirë. Sipas bashkëshortes së Besnikut, i shoqi është operuar 3 herë për 37 ditë.

Të Fundit