E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm

Gjykata Kushtetuese ka reaguar këtë të hënë lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit.

Në një deklaratë për mediat, Gjykata Kushtetuese thekson se për çështjen e pagave të magjistratëve është shprehur tashmë përmes këtij vendimi, duke përcaktuar standardin kushtetues që duhet të zbatohet nga autoritetet përgjegjëse.

Sipas Gjykatës, arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të saj dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në vendim.

“Vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim”, thekson Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se respektimi dhe zbatimi i tyre është një kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues.

Gjykata e lidh zbatimin e vendimeve të saj me parimin e shtetit të së drejtës dhe sigurinë juridike, duke nënvizuar se autoritetet përgjegjëse duhet të veprojnë në përputhje me detyrimet që burojnë nga vendimi.

Në deklaratë, Gjykata ndalet edhe te mënyra e përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave në administrimin e saj të brendshëm.

Ajo sqaron se kjo mënyrë përllogaritjeje, e cila varet edhe nga fondet buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, dhe as për detyrimet që vendimi sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij.

Reagimi vjen në një kohë kur çështja e pagave të magjistratëve është bërë pjesë e diskutimeve publike, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të rikthejë në vëmendje detyrimin për zbatimin e vendimit të saj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑