Paga mesatare shkon 66 000 lekë, INSTAT: Rrogat u rritën 11% deri në dhjetor

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në vendin tonë ka arritur ne 66 mijë lekë. Në dhjetor të vitit 2021, ajo ishte 59 600, pra ka një rritje në masën 11%, që rezulton të jetë më e madhe se inflacioni i përgjithshëm 7 %.

Pra me llogaritjet që nxjerr INSTAT, rrogat janë rritur më shumë se çmimet.

Në sektorin privat rritja është më e madhe. Kjo për dy arsye, për shkak të rritjes së pagës minimale dhe për sforcot e punëdhënësve për të mbajtur punonjësit në punë.

Kjo duket në sektorë të tillë si bujqësia, tregtia, ndërtimi e industria, ku punonjësit po marrin mesatarisht 6000 lekë më shumë se vitin e kaluar çdo muaj.

Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18% krahasuar me një periudhë të një viti më parë.

Por, megjithë prirjen pozitive, në vendin tonë hendeku mes sektorëve mbetet i lartë.

Të dhënat tregojnë se një i punësuar në banka,shoqëri sigurimi, kanë pagë mesatare deri në 3.5 herë më të lartë se të punësuarit në  bujqësi, ndërtim e shërbime.

Të Fundit