Paga e luftës nga paketa e parë financiare,përfundon afati për aplikime. – Stop
Të Gjitha

Paga e luftës nga paketa e parë financiare,përfundon afati për aplikime.

Sot përfundon afati për të aplikuar për të përfituar ndihmën financiare prej 26 mijë lekëve të reja nga paketa e parë financiare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje individëve apo subjekteve që të aplikojnë brenda ditës së sotme për të përfituar.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët për arsye te ndryshme deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare, paketa e parë, ‘VKM nr. 254 datë 27.03.2020’, se afati i fundit i këtyre aplikimeve është nesër, më datë 05.05.2020″, njofton Drejtoria e Tatimeve.
Nga kjo paketë përfitojnë të gjithë ata punonjës, të cilët janë të punësuar në një biznes të vogël dhe është mbyll për shkak të masave të marra nga koronavirusi.
“Dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e së ardhurës nga papunësia”, saktëson VKM-ja e datës 27 mars.Aplikimi për pagën e luftës nga paketa e parë bëhet nga subjekti, ndërkohë merret parasysh lista e pagesave e tre muajve të fundit.“Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019”, sqarohet në VKM.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *