Pacientët lihen pa metadon. Mes dhimbjesh kërkojn ndihmë nga Stop

Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë në Fier. Një ish përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, tregoi, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk i jep metadonin, që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, doktori e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien e medikamentit të domosdoshëm.Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit.Denoncuesi tha, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar. Për marrë metadonin, duhej një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk ishte i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.Pas transmetimit tonë, mjekët e implikuar, u lanë në arrest me burg.Sot jemi kthyer në Fier, pasi pacientët ankohen, se janë lënë pa metadon, e nuk flenë e as bëjnë dot jetë normale për shkak të dhimbjeve.Pasi nuk e gjetëm drejtorin e ri Ervin Hoxha, vumë në dijeni edhe ministrinë e shëndetësisë për këtë problem.Pas ndërhyrjes sonë, problemi u zgjidh dhe infemrieri Leonard Mucaj u urdhërua përkohësisht të bënte shpërndarjen e menjëhershme të metadonit.

Të Fundit