Operacioni i SPAK, reagon Rama: Lajm i shumëpritur! Kush vazhdon të abuzojë do të… – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Operacioni i SPAK, reagon Rama: Lajm i shumëpritur! Kush vazhdon të abuzojë do të…

Kryeministri Rama ka reaguar pas operacionit të SPAK që çoi në pranga 10 persona, mes tyre gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi.

Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!
Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”, shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *