- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë, ka goditur një grup kriminal për sa i përket kultivimit dhe trafikut të drogës në Skrapar dhe Berat.
SPAK ka firmosur 23 urdhër-arreste për trafik droge dhe grup kriminal.
Sipas SPAK të përfshirë në këtë grup krimial janë edhe punonjës policie, konkretisht: Bardhyl Çela dhe Astrit Duro, si Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), për të cilët gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”
Po kështu, akuzohen për shpërdorim detyre edhe zyrtarët: Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf si edhe Neritan Naska.
Duke iu referuar hetimeve, zyrtarët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për: Arben Lekli, Sefedin Dokaj,Alban Bendo, Fatjon Beshiri, Selfo Kaposhi, Esmeraldi Kaposhi, Zylyftar Zhurda,Ilia Ballo, Olgert Dusho, Elson Dusho, Teki Dusho, Altin Sula,
Redian Shimi, Ilir Shimi, Klement Zeqo dhe Bardhyl Çela.
Detyrim paraqitje gjykata ka dhënë për Anxhela Beshirin, Fuat Dushon dhe Enver Muçajn.
Për këtë operacion nuk ka munguar edhe një reagim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili e ka quajtur operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend.