Odiseja për regjistrimin e fëmijës në cerdhe dhe bllofi i drejtoreshës 19 shtator 2018

Florida Karai, banore e lagjes numër 9 në kryeqytet, ankohet në “Stop” se nuk i regjistrojnë djalin 17 muajsh në cerdhe. Ajo thotë, se është sërish në pritje të ëmbël dhe e ka të pamundur të përballojë mbajtjen e dy fëmijëve të vegjël, ndaj cerdhen e ka domosdoshmëri.Drejtoresha e cerdhes 35 “Filizat” e sorollat dhe thotë, se nuk ka shtretër. Ajo thotë, se emri i djalit nuk është në listë, për t’u regjistruar. Por kur përballet me gazetaren, drejtoresha ndryshon 180 gradë pozicionin. Sipas saj, askush nuk është refuzuar dhe kapaciteti i cerdhes është i mjaftueshëm.

Të Fundit