Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku një i ri me flamurin e LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe duke u përzënë nga protesta në Tiranë.
Sipas Ramës, sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e Shqipërisë moderne dhe evropiane.
‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar.
Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit’, shkruan Rama.




