E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Nxorën fotot nga arrestimi i Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë

Në lidhje me publikimin e fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pas arrestimit nga policia, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ.

Deri tani, 2 efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Vijojnë verifikimet edhe për efektivë të tjerë.

Pas arrestimit të Agasit në zonën e “Plepave në Durrës”, u publikuan disa foto nga momenti i arrestimit. Një prej tyre është fotoja e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, sapo iu vendosën prangat.

Më pas u publikua edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑