Për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave do të angazhohen 8 mijë persona, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Teksa bëri një historik të regjistrimit të popullsisë që nga krijimi i shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama theksoi se sot janë janë pjekur kushtet për një proces sipas standardeve europiane me garancinë e partnerëve dhe teknologjisë. Rama tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme. “Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë”,-tha Rama.
Për Ramën, realizimi i censusit është edhe një angazhim patriotik. “Censusi ka edhe një aspekt, patriotin, se është shumë e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real. Të dhënat janë konfidenciale”. Kreu i qeverisë njoftoi se për këtë proces është bërë një punë 4-vjeçare, ku janë krijuar zonat gjeoreferuese dhe mjetet në dispozicion për regjistrimin në kohë reale.
Duke sjellë në vëmendjen kronologjinë e censusit në Shqipëri, Rama theksoi se deri më tani janë bërë 11 të tillë, të kushtëzuar nga realiteti në të cilin janë bërë. “Realizimi i një censusi nevojë urgjente pas pavarësisë dhe tentativat e para filluan në 1918 kur në zonat ku erdhi Austro-Hungaria nisi regjistrimi sepse austro-hungarezët nuk mund ta fillonin pa numëruar njerëz, por mbeti përgjysmë se Austro-Hungaria u tërhoq dhe kapitulloi në vitin 1923 nën qeverisjen e parë të Ahmet Zogut që për herë të parë të realizohej një cenusus i denjë për këtë emër dhje kjo ishte hera e parë që ne pamë në pasqyrën e shifrave që përbëheshim nga 814830 frymë. Përfundimet jetëshkurtra, por edhe të dyshimta të atij censusi përmblidhen nga Teki Selenica disa vite më pas, ku shkruan se regj i popullsisë u bë me të meta dhe parregullsi. Shumë persona e katunde nuk janë regjistruar fare. Që nga ajo kohë shteti shqiptar ka bërë 11 censuse, të kushtëzuara nga realiteti në të cilin janë bërë. Disa në kohëra kryengritjesh e mësymjesh disa nën indoktrinimin e një regjimi totalitar dhe këto të pas ‘90 dihet se çfarë vështirësish kanë pasur dhe nën presionin e të natyrave të ndryshme”.
Po ashtu Rama tha se INSTAT tashmë është çliruar nga politika dhe sa vjen e bëhet më profesionale përkunder të kaluarën e hidhur ku fshikullohej nga ndërkombëtarët për statistika të pabesueshme. “INSTAT sot është tërësisht i çliruar nga politika. Nuk merret më me çoka politike dhe as nuk përgatit limonta me rritje dyshifrore të Shqipërisë me zhvillimin më të shpejtë në botë diku aty pak hapa prapa Kinës dhe as nuk bëhet shkak që Shqipëria të fshikullohet për statistika të pabesueshme siç ndodhte në të shkuarën”.
Rama tha se ndihet krenar për mënyrën sesi shteti shqiptar trajton minoritetet. Kreu i qeverisë shqiptare tha se ne kemi një ligj për minoritetet, optimal e rrezatues. Në fund të fjalës së tij Ram tha se askush nuk mund t’i japë mend Shqipërisë për mënyrën si trajtohen minoritetet.
“Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian. Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme. S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush”,- tha Rama.