Nuk zbatojnë vendimin e ministrit, ndertuesit lënë në rrugë 7 familje!

Prej ditësh kemi transmetuar raste të qytetarëve, që kanë blerë apartamente dhe i kanë me hipotekë. Por ata po detyrohen të dalin për shkak të konflikteve mes pronarëve, ose ndërtuesve dhe pronarëve të truallit.

Kristaq Qiqi tregoi, se kishte blerë një apartament në vitin 2012 në rrugën e Kavajës me kontratë të rregullt, duke u pajisur edhe me hipotekë. Në vitin 2021 u vu në dijeni nga përmbaruesi privat Besnik Bajraktari, se duhet të lironte shtëpinë, pas një konflikti mes ndërtuesit dhe pronarit të truallit. Kristaqi nuk i vuri shumë rëndësi kësaj kërkese, duke qenë se kishte certifikatë pronësie dhe në vendim, nuk përmendej prona konkrete e tij. Por në 10 gusht 2021, kur Kristaqi ndodhej në Londër, u detyrua të kthehej me urgjencë dhe e gjeti bravën e apartamentit të tij, të ndryshuar.Në rastin tjetër disa familje në zonën e OSHEE-së në Tiranë, denoncuan, se duan t’i nxjerrin nga shtëpitë, që kanë blerë prej 25 vjetësh, dhe që i kanë me hipotekë.Në mes tyre kishte edhe blerës, apartamentet e të cilëve janë shitur 4 herë.Problemi për ta ka ardhur për shkak të një konflikti midis dy ortakëtve, që kanë ndërtuar këtë pallat. “Super Beton Mati”, investitor me përfaqësues z. Gani Hoxha ish-deputet dhe “Genti Rexhepi shpk” nuk ishin marrë vesh për ndarjen e fitimit dhe tani rrezikojnë banorët të dalin nga shtëpitë pas 25 vjetësh.Për të gjithë ata, që pretendojnë, se pronarët kanë të drejtë, sjellim një udhëzim të ish ministrit të drejtëisë Ylli Manjani i vitit 2016, që u jep të drejtë banorëve dhe kërkon ngrirjen e llogarive të ndërtuesve problematikë.

Të Fundit