“Nuk u analizuan provat per vrasjen e te riut”, studentet nxjerrin bllof prokurorine!

Disa herë emisioni Stop ka trajtuar rastin e të riut Antonio Karafili, i cili i gjet i varur në Voskopojë. Hetimet e nxorrën vetëvrasje, por emisioni “Stop” provoi, se i ndjeri ishte vrarë.Profesori i Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë, Ervin Karamuca, tregon, se kjo ngjarje e publikuar me seri në emisionin tonë, është bërë dy herë rast studimor për studentët. Këta të fundit pas analizimit të provave, kanë dalë në konkluzionin, që kjo ngjarje është dhe jo vetëvrasje, sic u klasifikua nga Prokuroria e Korcës.Karamuca rendit të gjitha detajet e pahetuara nga prokuroret Oli Visi dhe Odeta Todorushi, që nga mungesa e identifikimit të qelizave telefonike, mosmarrjen e mostrave të gjurmëve në terren e të tjera hollësi, që përbëjnë prova për hetimin.

Pedagogu Ervin Karamuca thotë, se një tjetër detaj, që mund të zbardhte, sesi u vra Antonio është dhe kqyrja e makinës, me të cilën ai ishte me të dashurën para vrasjes. Por prokuroria as këtë nuk e bëri. Autopsia është një detyrim ligjor, edhe kur nuk duan familjarët, por as kjo nuk ndodhi.Familjarët e të ndjerit thonë, se xhaxhai i vajzës me pistoletë në dorë, e kishte kapur për gryke Antonion, duke e detyruar të shkonte me të. Këto pretendime dhe shumë prova të pashqyrtuara kanë bërë, që prokuroria ta mbyllë si vetëvarje cështjen e të riu të ndjerë Antonio Karafili.

Të Fundit