Ndonëse nuk kanë kujtesën më të zhvilluar në mbretërinë e kafshëve, rezulton se peshqit janë më të zgjuar ç’mendonim.
Kërkuesit në Universitetin Metropolitan të Osakas në Japoni kanë zbuluar se peshqit ‘pastrues’ të llojit Labroides dimidiatus mund ta njohin veten në një foto. Këta peshq mund të sulmojnë një të panjohur në territorin e tyre, por kur fytyra e tyre u vendos në trupin e një peshku tjetër, nuk patën asnjë reagim.
Kjo do të thotë se peshku ‘pastrues’ e njeh imazhin si një prej llojit të tij nëpërmjet tipareve të turirit dhe nuk e sheh si një grabitqar. “Ky studim është i pari që demonstron se peshqit kanë një ndjesi të brendshme vetëdijeje”, thotë autori Masanori Kohda.
Studime të mëparshme kanë treguar se disa lloje peshqish mund të dallojnë individët, një aftësi kjo që mendohej se i përkiste vetëm gjitarëve. Në vitin 2018, u zbulua se peshqit e kuq mbajnë mend fytyrat e njerëzve ndërsa ‘pastruesi’ arrin të njohë reflektimin e vetes në pasqyrë.