Nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortes, ky është mësuesi që i dha fund jetës pranë varrit të saj

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 60-vjeçari Petrit Jaupaj, i cili i dha fund jetës tragjikisht pasditen e kësaj të shtune në varrezat e qytetit të Ballshit.

Raportohet se në gjendje në rënduar emocionale, Jaupaj i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Si pasojë, 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.

Duket se ai nuk e ka përballuar dot ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, rreth një vit e gjysmë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Të Fundit