Pësoi komplikime gjatë operacionit estetik/ Ndërron jetë 25-vjeçarja

Një 25-vjeçare e diplomuar për drejtësi ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që shfaqi gjatë një operacioni estetik, raporton The Mirror.

Dayana Loy de Oliveira Freire gjatë operacionit nën anestezi përjetoi komplikime.

Sipas kirurgut të saj në Spitalin Jacob Facuri në Goiânia, Brazil, rrahjet e saj të zemrës u ngadalësuan. Më pas ajo pati një arrest kardiak dhe ndërroi jetë.

Kirurgu plastik Bruno Granieri tha se ai dhe ekipi i tij mjekësor u përpoqën ta ringjallnin atë për tre orë, por pa rezultat. Babai i saj i shkatërruar, Duilio Alves Freire, tha: “Ajo ishte 25-vjeçare, pa asnjë sëmundje, ishte në formë të përsosur para se të shkonte në operacion dhe doli e vdekur”.

Policia në shtetin Goias tani po heton rastin pasi familja e Dayana raportoi incidentin. Ata po e trajtojnë vdekjen e saj si “aksidentale” në pritje të marrjes së raportit mjeko-ligjor.

  1. Xhaxhai i saj, Gilberto Martins, tha se Dayana pagoi 8,200 £ për procedurën “me paratë që kursente”. Ajo u varros në qytetin e saj të lindjes, Itaberaí, më 14 shtator.

Të Fundit