Kamioni përplas ambulancën në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një kamion ka përplasur një autoambulancë në afërsi të qytetit të Lushnjes.

Për pasojë, pas përplasjes ka mbetur i vdekur pacienti që po transportohej me urgjencë drejt Tiranë

Viktima është identifikuar të jetë Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës. Po ashtu nga përplasja janë dëmtuar shoferi i ambulancës, infermieri dhe vajzat e pacientit që ndërroi jetë.

Përplasja ka ndodhur në kryqëzim të autostradës, Lushnje-Fier, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve

Të Fundit