“Nuk kemi me kë negociojmë”, Rama: Nëse palët s’propozojnë emra do e zgjedhim vetë presidentin në raundin e 4

Në prononcimin jashtë Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk merr asnjë propozim nga opozita do ta votojnë presidentin në raundin e katërt.

Sipas tij, maxhoranca do të ushtrojë të drejtën e numrave që i jep Kushtetuta për ta zgjedhur kreun e shtetit me 71 vota në raundin e 4.

“Nuk kemi me kë të negociojmë. Megjithatë po presim, nuk i ndajmë ne se kush është kush, dihet se kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë pjesë që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan të flasin nuk kemi mundësi tjetër përveçse të presim dhe kur të futemi në raundin e katërt për përdorim mandatin që na jep kushtetuta për të zgjedhur presidentit. Është një proces që mund të ishte më i kulturuar më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e ballafaqimit të shkëmbimeve të idesë, për më tepër në një kohë si sot kjo kur ne nuk kemi nevojë të shpikim hendeqe ekstra se boll janë ato që janë të trashëguara”,-tha Rama./Opinion.al

Të Fundit