E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Nuk ka garë në PD”, Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë për një proces të vërtetë rinovimi, duke argumentuar se me Sali Berishën në krye nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Balliu tha se ky problem është evident prej kohësh, duke kujtuar edhe deklaratat e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtimin e PD-së.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në parti, ajo u shpreh se emri i Julia Emirit është bërë i njohur për shkak të protestave, por sipas saj nuk përfaqëson ripërtëritjen që pritet në PD. Balliu shtoi se në PD ka shumë gra të tjera që mund ta përfaqësonin denjësisht atë post.

Sipas ish-kryetares së FRPD-së, në PD nuk ka një garë reale, por një proces që, sipas saj, drejtohet nga e njëjta kupolë politike.

“Kjo parti e ka problemin që kur ambasadorja Yuri Kim tha: “Sa kohë të mbani Berishën, do hani bar.” Të gjithë e dinë që me Berishën nuk fitohet dhe partia ka nevojë për rinovim.

Julia Emiri, emrin e kam dëgjuar për protestën dhe i ati ka qenë i dënuar për grup të strukturuar kriminal. Kjo nuk është ripërtëritja që pritet në PD. Ka shumë zonja në PD që mund ta bënin atë post. Është emër i panjohur për mua.

Nuk ka garë në PD, jemi me një kupolë të vjetër që drejtohet nga Berisha. Kemi një farsë që nuk ka legjitimitet dhe nuk ka si të jetë alternativë. Një individ që kërkon të jetë në qeveri nesër duhet të ketë besueshmëri.”

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑