“Nuk jam engjëll dhe as i rënë nga qielli”! Rama: Na votoni që t’i zbardhim faqen Shqipërisë

TIRANË
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, tregoi punët që janë bërë gjatë dy mandateve të para dhe zbuloi objektivat për mandatin e tretë.

Ai tha se tashmë është një realitet TVSH-ja dhe taksa mbi tatim-fitimin 0 për biznesin e vogël. Po ashtu, tregoi se synohet të rritet paga minimale dhe të ndërtohen 3 aeroporte në vend.

“Çdo shqiptar ka të drejtë që është mërzitur sot, nuk ka drejtë të jesh i dëshpëruar, por të pakënaqur kanë të drejtë. Puna jonë është larg i të qenit të mbaruar. Ne vërtetë i kemi rritur pagat për mësuesit, policët, mjekët. Ne vërtetë kemi rritur pagën minimale, por këto nuk mjaftojnë. Por pyetja është e thjeshtë, çfarë ilaçi ka mërzia, kur je ende duke ngjitur një tatëpjete, të ulesh, të ndalosh, të kthehesh mbrapa? Jo. Të vazhdosh, të shtrëngosh dhëmbët dhe të ecësh përpara. Vetëm ne e kemi fuqinë për t’u ngjitur. Fuqia jonë për t’u ngjitur vjen nga mbështetja jonë. Pavarësisht pakënaqësisë, mërzisë, edhe pavarësisht të gjitha fjalëve, dokrrave dhe muhabeteve që gëlojnë çdo javë në klubet politike. Janë ata që i japin jetë motorit të ekonomisë që quhet biznesi i vogël, për ta ne jemi këtu dhe për ta është mandati i tretë, sepse qysh sot ata e kanë 0 TVSH dhe taksën për fitimin. Ndërkohë që tabori i dasmorëve kërcënon me taksën e sheshtë dhe grabitjen e së shkuarës, ne i garantojmë që deri në 2029 me PS taksa do të jetë 0 dhe TVSH 0. Ne jemi për t’i thënë atyre që e kanë pagën minimale 300 mijë lekë, kjo bën që të mos shohësh me çudi, kur shihni dhe thoni si ka mundësi, çdo bëjmë ne me 300 mijë lekë, kur ju merrni shumë më tepër. Po, kanë ata të drejtë, prandaj jemi këtu dhe duhet mandati i tretë për ta, që paga minimale të shkoj 400 mijë lekë. Prandaj duhet mandati i tretë, ku në janar të vitit të ardhshëm, ku ata që janë vetëpunësuar, janë punësuar nga të tjerë, qofshin ata në sektorin privat, apo publik, që marrin një rrogë deri në 400 mijë lekë të mos paguajnë më asnjë taksë, për pagën, ata janë 63% e shqiptarëve që punojnë.

E për këta do të heqim taksën për pagën në janar të 22-it. Do e ulim dhe ato, për të stimuluar të tjerë. Si ata që e duan shumë këtë vend, mandati i tretë është mandati për të mbyllur përfundimisht, e thash më parë, pronën si çështje, qoftë në qytet, qoftë dhe në fshat. E di që ka ende njerëz që s’kanë marrë legalizimin, por ta dinë të gjithë, ata atje, që sapo bënë një ndërtim pa leje në sheshin Nënë Tereza, kishin bërë fare pak legalizime. Ashtu sikundër shqiptarëve të tjerë, ju them me ata, pa mandatin e tretë, vetëm mendojeni për një moment se çfarë ndodh me rikthimin e furisë së ndërtimeve pa leje. E kanë fiziologjike, e kanë natyrë, është më e fortë se ata, sherri, rrëmuja, rrumpalla, KÇK-ja. Sot ata i thanë të gjitha, i treguan të gjitha dhanë pamjen e asaj që është Shqipëria pa mandatin e tretë. Mandati i tretë nuk është një mandat për të vazhduar, por është një mandat për të përshpejtuar. Nuk është një mandat për të shtuar kapacitetet. Mandati i tretë ka në plane 4 aeroporte, sot që flasim, njëri prej tyre është në përfundim brenda pak ditëve. Tjetri, për shkak të vonesave objektive, fillon nga puna së shpejti, tjetri në Sarandë, është dhe ai pjesë e planit të këtij mandati. Tanimë me eksperiencën e të parit, për të filluar punë për të dytin do e kemi më të lehtë të tretin, sepse është më i vogli. I katërti, i Tiranës do të jetë aeroporti që meritojnë shqiptarët. Sot i sollëm vaksinat me “Air Albania” sepse avioni ushtarak turk nuk ulej në pistën e aeroportit tonë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri dha arsyet pse sipas tij i duhet mandati i tretë, duke shprehur bindjen se shqiptarët do ta votojnë PS më 25 prill, në mënyrë që sipas tij, “të vazhdojmë t’ia zbardhim faqen Shqipërisë”.

“Porti turistik i Sarandës ka nisur nga puna, ashtu sikundër Porti i Durrësit ka marrë miratimin për masterplanin dhe për fazën e parë. Porti turistik i Vlorës po ashtu. Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për 10 milionë turistë në Shqipëri. Ky është objektivi jonë, i ndërprerë nga pandemia. Por me nisjen brenda 48 orësh të vaksinimit masiv garantojmë që Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar se një vit më parë. Kemi garantuar po ashtu që t’i nxjerrim shqiptarët nga pandemia, në të njëjtën kohë me vendet e tjera, edhe pse Shqipëria u la jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave. Kush i gjeti vaksinat, si i gjeti? Vendi që ka siguruar një sasi vaksinash, që na jep mundësinë të themi se brenda qershorit ne do të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi përmbyllur gjithë procesin e vaksinimit. Jo vetëm kaq, ne do sjellim këtu fabrikën e prodhimit të vaksinës. Kush i bën këto? Dhëndri? Që fton njerëzit në dasmë dhe e presin një orë në të ftohtë. Ata që kur shkon te fjala e tretë ju ngatërrohen rrokjet. Me Dash Shehin, me Dulen, me Idrizin, me Mesilën, Nard Ndokën, me kë? Imagjinoni një palë përballë, ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun.
Mandati i tretë është një mandat për të garantuar përmbylljen e reformës në shëndetësi, me fazën e fundit, autonominë spitalore, për të vazhduar rritjen e buxhetit të shëndetësisë.

Mandati i tretë është për t’i dhënë fund dy turneve në shkollë përfundimisht, për të bërë gjuhën angleze që nga klasa e parë, në cdo klasë, dhe për të cuar përpara procesin e rritjes së cilësisë në arsim. Mandati i tretë është që eksportet bujqësore, të cilat janë rritur nga kur i gjetëm me 130 mln dollarë, sot në 400 milionë dollarë, të shkojë në të paktën 1 miliard dollarë. Ashtu si eksporti në peshkim, që ishte 1 milion dollarë dhe sot është 1300 milionë. Ne kemi përgjysmuar importin, sepse kemi rritur eksportin dhe se në tregun e brendshëm ka shumë produkte vendase.

Mandati i tretë është kyç për të gjithë ata që punojnë tokën në Shqipëri. Për të krijuar bujqësinë e sipërmarrjes, të vlerës së shtuar dhe që krijon punësim e që jep mundësi për paga të larta.

Të Fundit