Grupi i Rithemelimit të PD ka mbërritur përpara selisë blu, kui sikurse ishte njoftuar do të japin një deklaratë.
Ata janë drejtuar te dera kryesore, e cila nuk u hap. Ishte deputeti Flamur Noka që iu drejtua gazetarëve duke thënë: A jeni futur brenda ju? Ai më tej ka thënë: Kam ardhur të hyj brenda selisë së forcës politike ku jam deputet.
Më pas ata janë drejtuar tek dyert e tjera të selise por deri tani nuk kanë mundur të hyjnë brenda.