“Nuk hapet ne momentin qe e merr”, cfare i ndodhi qytetarit me blerjen online

Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon, se për të lehtësuar gruan, në 12 maj 2022, porositi online një brumatriçe tek faqja “Hoff Bakerman”.Por porosia nuk i erdhi e saktë, sepse nga 6 kg, i vjen 4 kg, dhe nga 3 pajisje rrahëse kishte vec 1. Si të mos mjaftonte kjo, pajisja nuk punonte.Dilaveri i shkruajit kompanisë, por nuk mori përgjigje. Garancia e produktit është 3 vjet, por pajisja nuk punoi asnjë ditë. Askush nga kompania nuk i kthen përgjigje në facebook, edhe pse kur e bleu, ishin shumë të gatshëm t’ia sillnin.

Për problemin e qytetarit Dilaver Reka, gazetarja e “Stop” komunikon me kompaninë “Hoff Bakerman”.Pas ndërhyrjes sonë, përfaqësues të firmës premtojnë ta kthejnë pajisjen të nesërmen, sapo të flasin me administratorin.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Produkti u ndërrua dhe qytetarit i erdhi një brumatriçe 6 kg, me 3 pajisje dhe kësaj radhe funksionale.

Të Fundit