“Nuk e lidh asgjë me Roskovecin” e akuzojnë për vjedhje, e fusin në paraburgim pa prova

Jemi në Vlorë në lagjen Cole, ku takuam zonjën Merjeme Bushi, nënë e dy fëmijëve. Ajo na tregoi për djalin e saj, Elis Bushi dhe aktivitetin e tij si peshkaktar. Zonja thotë, se në 10 shkurt Elisi do takonte një vajzë në Verbas Fier. Në orën 12 të të njejtës datë, i vjen policia në shtëpi dhe i kontrollon shtëpinë, duke i marrë çiften dhe thikën, që e përdorte në shtëpi. Merjemja e mëson vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, se djali akuzohej për një vjedhje në Roskovec.Elisi po bën 15 muaj në paraburgim, i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim dhe vrasje në tentativë.Ajo thotë, se djalin nuk e lidh asgjë me zonën e Roskovecit dhe vajza me të cilën ai është takuar, ka dëshmuar, se Elisi ka qenë me të.Erind Reovica prokurori i Fierit, i shkarkuar ka dorëzuar përfundimin e hetimeve në Gjykaten e Fierit për 4 vepra penale për shtetasin Elis Bushi.Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dosjen, shprehet, se nuk ka prova, që të mbajnë të riun në paraburgim.

Të Fundit