E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Nuk e lë mandatin”, Marjana Koçeku e thotë hapur: Vota ime në Kuvend do të shkojë me opozitën

Gjatë intervistës për media, deputetja Marjana Koçeku ka komentuar edhe kërkesat për lënien e mandatit të fituar nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në Shkodër.

Koçeku tha se nuk do ta dorëzojë mandatin, pasi ai i është dhënë nga sistemi elektoral që ajo e ka gjetur në fuqi. Deputetja theksoi se nuk mund ta lërë mandatin, pasi është betuar para Kushtetutës dhe ka marrë një angazhim ndaj qytetarëve.

“Ky është sistemi elektoral që ne kemi dhe nuk e kam zgjedhur unë, por e kam gjetur. Kështu që do të vazhdoj të ushtroj të drejtën time kushtetuese dhe do ta çoj mandatin deri në fund. Mandati nuk dorëzohet. Jam betuar para Kushtetutës dhe u kam dhënë premtim qytetarëve. Do ta vijoj këtë mandat deri në fund si deputete e pavarur”, theksoi Koçeku.

Sa i përket votimeve në Kuvend, Koçeku u shpreh se do të mbështesë çdo projektligj që është në shërbim të qytetarëve. Ndërsa, në rastet kur vlerëson se një nismë bie ndesh me interesin publik, ajo tha se vota e saj do të jetë në krah të opozitës.

“Të gjitha ligjet që janë në shërbim të së mirës publike dhe në shërbim të qytetarëve do t’i votoj pro. Përndryshe, vota ime do të shkojë me opozitën”, u shpreh deputetja.

Më tej, ajo tha se nuk ka pasur ende mundësi t’i njohë nga afër forcat opozitare, ndërsa ritheksoi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

“Deri tani nuk kam pasur mundësi t’i njoh forcat opozitare, por do të qëndroj deri në fund si deputete e pavarur. Kam marrë mesazhe mbështetjeje dhe shumë persona më kanë dalë në mbrojtje. E vlerësoj këtë, por nuk kam pasur kontakte”, tha ajo.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑