“Nona Tirona”, bashkëshortja e Selman Stërmasit ndahet nga jeta 102 vjeç

Mëngjesin e kësaj të shtunë Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stërmasi është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare.

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur e njohu legjendën bardhë e blu në kohën kur ai ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë.

Pas fejesës 3-vjeçare zonja Nezihat dhe zoti Selman u martuan më 1939.

Nisur dhe nga profesioni i të shoqit, e ndjera njihej si tifozja më e flaktë e Tiranës deri në ditën e fundit të jetës.

Të Fundit