Nju-Jorku padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

Qyteti i Nju-Jorkut po padit TikTok, Facebook dhe YouTube për “dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë “ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë”. Kjo nismë kujton padinë e ngritur në 2022 në Kaliforni.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA-së. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.

Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, u shpreh Zuckerberg, i cili drejton Instagramin dhe Facebook-un.

 

Të Fundit