Njoftimi i aeroportit qe ngaterroi shqiptaret/ mashtrimi per 50 mije euro-Stop-28 Qershor 2021

Një njoftim i Aeroportit ndërkombtar të Tiranës ngatërroi qytetarët shqiptarë, të cilët u nisën për në Austri, pasi aeroporti njoftoi, se ky vend hoqi të gjitha kufizimet, që nga tamponi e deri te vaksina. Por ambasada shqiptare në Vienë sqaroi, se në Austri mund të udhëtosh me vaksinë ose tampon të 72 orëve të fundit.Ermira Muca nga Mamurrasi tregon, se cfarë i ndodhi, pasi kishte bërë një koment në faqen e facebookut të Ministrisë së Shëndetsisë. Pasi klikoi në një link,ishte hapur një faqe, që i premtonte, se do të fitonte 50 mijë euro, nëse paguante 398 euro. Për fat ajo nuk e bëri pagesën, pasi kuptoi, se ishte mashtrim. Por Ermira kërkon ta bëjë rastin publik, që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla.

Të Fundit