“Njerëzimi nuk e gjeti dot dilemën se çfarë uji t’i japësh gomarit”, Rama: Jam unë gjithmonë, por ngarkesën e çoj në destinacion.

TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për çështjen e ardhjes së vaksinave, teksa u pyet se a do të jetë sërish për të pritur dozat e tjera. Ai tha se kur nuk shkon, fillojnë aludimet për vaksinat, kur shkon e akuzojnë për propagandë, duke sjellë për krahasim shprehjen popullore me ujin e gomarit.

Megjithëse u kuptua sikur në këtë rast gomari ishte populli, Rama saktësoi që gomari është ai gjithmonë, por se e çon në destinacion ngarkesën. Nuk mungoi dhe një shigjetim për opozitën, duke i cilësuar me fjalët e Konicës ‘dembelë aktivë’.

Kur erdhën vaksinat në fillim dhe nuk i prita unë dhe s’i priti njeri në aeroport ju e hapët syrin shumë fortë dhe pretenduat të kundërtën, ‘pse vijnë fshehurazi’, ‘pse nuk i shohim’, ‘në vende të tjera dalin vetë kryeministrat’, ‘këta po sjellin vaksina falso’, ‘po sjellin ujë fiziologjik’. Kur shkojmë është e kundërta, pse shkojmë ‘ç’është kjo propagandë’. Duke qenë se njerëzimi, veçanërisht kombi yjë në shekuj nuk e zgjidhi dot kurrë dilemën, ‘çfarë ujë t’i japësh gomarit’, unë kam vendosur që të bëj atë që mendoj që është e drejtë dhe pastaj sipas rastit e vlerëson gomari a duhet i ngrohtë apo duhet i ftohtë. Gomari jam unë gjithmonë kuptohet se unë mbaj ngarkesën, marr dhe të sharat, por kam një mirë që jam gomar që e çoj në destinacion ngarkesën gjithmonë pavarësisht se ata që Faik Konica i quan dembelë aktivë të Shqipërisë nuk më lënë rehat asnjë moment, megjithatë jam mësuar dhe me ta dhe ma bëjnë më të lehtë rrugën se më japin më shumë energji dhe më japin më shumë vendosmëri”, deklaroi Rama.

Të Fundit