Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar vaksinimit kundër COVID-19.
Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” nisi fushta e vaksinimit dhe ndër të parët që mori përsipër t’i nënshtrohet këtij procesi ishte kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai theksoi se nuk donte të hynte në radhën e askujt por e ndërmori këtë vendim për të fituar besimin e njerëzve se vaksina anti-COVID është e sigurt dhe do të ndihmojë në luftën kundër virusit.
Paralelisht edhe Najada Çomo shefe e spitalit Infektiv plotësoi formularin para vaksinimit.
Ishte ajo e para e cila u vaksinua, ndjekur më pas nga Rama dhe mjeku Pëllumb Pipero.Vaksinimi në qendrën “Air Albania” ka vijuar normalisht edhe me persona të tjerë të cilët kanë marrë vaksinën e ardhur nga një vend i Bashkimit Europian që ende nuk është bërë me dije nga Rama.
Siç u bë me dije të parët që po vaksinohen janë mjekët e linjës së rrezikut. Procedura u krye pas Piperos edhe nga mjeku Dritan Kalo.