Nis procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan, Rama batuta me mjekun: Po pse me Interin mo doktor dhe jo me Juven?! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Nis procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan, Rama batuta me mjekun: Po pse me Interin mo doktor dhe jo me Juven?!

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot spitalin e Elbasanit, ku ka nisur dhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha. Teksa inspektonte nga afër këtë proces, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat me një mjek.

Rama evidentoi se mjeku ishte tifoz i skuadrës italiane të futbollit Inter, ndërkohë që vetë është me Juventusin. Mes tyre pati dhe shkëmbime batutash që u shoqëruan me të qeshura.

Rama: Me Interin mo doktor?
Mjeku: Po!
Rama: Po pse me Interin mo doktor dhe jo me Juven?!

Mjeku: Ka 10 vite që na lodh
Rama: Dhe për t’u çlodh morët një juventin

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *