Ngjarje e rëndë në një familje! Burri përleshet me gruan në sy të fëmijëve, e lag me benzinë dhe i vë flakën

Një ngjarje rëndë është regjistruar në një familje në Greqi. Sipas informacioneve, një burrë, përfaqësues i komunitetit rom është përleshur me gruan e tij dhe më pas e ka spërkatur me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën.

Sipas ERT, ka pasur një përleshje në shtëpi, ndërsa në konflikt është përfshirë dhe vëllai i 45-vjeçares. Sulmuesi 53-vjeçar është arrestuar ndërsa 45-vjeçarja dhe vëllai i saj janë dërguar me djegie në spital.

Në momentin e ngjarjes brenda në shtëpi ndodheshin edhe fëmijët e mitur të çiftit. Gjendja e tyre ende nuk dihet.

 

Të Fundit