GJIROKASTËR
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçari, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturave.
Në pranga ka rënë shtetasi V. M., pasi sipas uniformave blu, ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.