Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 75-vjeçare.
Burime të siguruara thanë se ngjarja ka ndodhur në një ambient publik të qytetit të Korçës e për këtë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në këtë zonë publike. 75-vjeçarja gjithnjë sipas të njëjtit burim ngjarjen e ndodhur ja ka rrëfyer vajzës së saj e cila ka denoncuar rastin në policinë e komisariatit të Korçës.
Pas provave të siguruara, policia ka bërë të mundur ndalimin e 65-vjeçarit banues në të njëjtin qytet.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korçës e cila pritet të çojë për masë sigurie 65- vjeçarin nën akuzën e ngacmimit seksual.