Takime me agjentë serbë?/ Gazetarja Klodiana Lala reagon pas sulmit nga ish kreu i SHISH: Gjuhë vulgare dhe shantazh!

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratave të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e SHISH e cila e shantazhoi në hyrje të SPAK me një mesazh të koduar.

“Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në hyrje të SPAK, ndërsa Lala e pyeste për mesazhet me Ergys Agasin.

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.

“Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh Lala.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “arrest në shtëpi” për Hysenin.

Të Fundit