E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma burgu, me mbishkrimin “Hakmarrja është e sigurt”.

Grafika e publikuar nga gazeta Hamshahri paraqet 13 figura politike dhe ushtarake amerikane, izraelite dhe europiane, të cilat gazeta i akuzon si përgjegjëse për vrasjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë sulmit amerikano-izraelit që shënoi nisjen e luftës më 28 shkurt.

Në imazh janë përfshirë edhe sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, komandanti i Komandës Qendrore amerikane Brad Cooper, si dhe ambasadori amerikan në Izrael Mike Huckabee.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është përfshirja e katër liderëve europianë: kryeministres italiane Giorgia Meloni, kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Publikimi erdhi pak pas mesazhit publik të liderit të ri suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, pas ceremonive mortore për të atin. Ai premtoi hakmarrje ndaj personave përgjegjës për vrasjen e liderit iranian, duke e cilësuar atë si kërkesë të kombit.

Në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Khamenei tha se hakmarrja “duhet patjetër të ndodhë”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑