Nga Shkalla e Parë te Apeli i Posaçëm, Yuri Kim sërish takime me gjyqtarët

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë sërish sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit për një takim me gjyqtarët. Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë diplomatja zhvilloi një takim me gjyqtarët e posaçëm të Shkallës së Parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Yuri Kim tha se vendimet e gjyqtarëve kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

“Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ajo.

Të Fundit