Netanyahu: Irani u përpoq të vrasë djalin tim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pretenduar se Irani ka tentuar të vrasë një nga djemtë e tij.

Deklarata u bë gjatë një interviste telefonike për televizionin izraelit, por Netanyahu nuk dha detaje se kur ka ndodhur tentativa apo cili prej djemve ishte shënjestra.

“E kemi një situatë të pabesueshme. Irani ka shënjestruar një nga djemtë e mi dhe është përpjekur ta vrasë”, u shpreh kryeministri izraelit.

Deklarata vjen në një klimë të tensionuar politike dhe ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Izraeli po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme të 27 tetorit.

Djali i madh i Netanyahut, Yair, jeton në Miami.

Ai tha gjithashtu se ka kërkuar një mbrojtje të posaçme për të gjithë kandidatët për kryeministër.

Në fokus është edhe rivali politik Gadi Eisenkot, për të cilin mediat izraelite raportojnë se nuk ka marrë mbrojtje të posaçme, pasi autoritetet nuk kishin konstatuar një kërcënim konkret ndaj tij.

Të Fundit