E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Në sanatorium situata e menaxhueshme”, mjekja Silvana Bala: Kemi 60 shtretër të lirë, pacientë në gjendje të rëndë nga të gjitha grupmoshat

TIRANË

Silvana Bala, mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi” tha se aktualisht në spitalin COVID2 janë 150 persona të shtruar dhe situata është e menaxhueshme.

Ajo tha se janë 60 shtretër të lirë, ndërsa pacientët kanë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk iu mungon asnjë medikament. Bala tha se aktualisht një infermiere kujdeset për 5-6 të sëmurë.

“Sanatoriumi këto ditë nuk pret urgjencat e Tiranës. Paraqiten grupmosha të ndryshme, pacientë me gravitete të ndryshme. Siç janë paraqitur dhe janë thënë se të sëmurët që shtrohen në spital janë të sëmurë me COVID-19 në stad të moderuar dhe të rëndë. Janë nën kujdes jo vetëm gjatë ditëve të javës por dhe në fundjavë. Nuk iu mungon asnjë medikament, oksigjenoterapi, medikamente të suportit. Flas për një situatë të menaxhueshme në spitalin tonë.
Unë jam mjeke e pavijonit dhe të sëmurët në reanimacion ndryshojnë dhe nuk mund të flas për numrin e personave të intubuar. Situata është dinamike.

Janë rreth 60 shtretër të lirë, kapaciteti është 210 shtretër.
Pacientë në gjendje të rëndë ka nga të gjitha grupmoshat, të datëlindjeve 80, 70 por pjesën më të madhe të të sëmurëve e përbën mosha e tretë.
Personeli shëndetësor gjatë natës është i gjithi në punë dhe e përballon të gjithë punën e pacientëve.
Momentalisht tani kur kapaciteti nuk është aq i madh, një infermier mund të kujdeset për 5-6 të sëmurë”, deklaroi Bala.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑