Në Kosovë, raste kur duan të abortojnë fëmijën kur është vajzë

Mjekja gjinekologe, Mirvete Shabani thotë se në Kosovë ka raste kur çiftet duan të abortojnë fëmijën kur është vajzë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shabani u shpreh se gjininë e fëmijës e përcakton burri dhe gruaja.

“Natyrisht që nuk është e drejtë. Kam pasur raste kur një çift ka ardhur dhe ka pasur dëshirë për djalë, ka kërkuar këshillën time. Gruaja nuk mund ta vendosë nëse është djalë apo vajzë. Gjinia përcaktohet nga burri. E shoh mentalitetin e çifteve. Ka raste kur duan ta abortojnë fëmijën nëse është vajzë”, theksoi ajo.

Të Fundit