STOP-EMISIONI 132 (Sezoni 8) 7 Mars 2023-“Terhiqu, te jesh gjalle”, mashtruesja merr 3.6 mln leke per hipoteken

Një denoncues nga zona e Kasharit denoncon në “Stop”, se një grua nga Vora, me emrin Eljana Gjoka Ismaili, e ka mashtruar, duke u hequr si punonjëse kadastre. Ajo i ka marrë 3.6 milionë lekë, me premtimin, se do t’i zgjidhte një problem pronësie, që ka lindur me një bashkëfshatar.Premtimi dhe të hollat janë dhënë që në prillin e kaluar dhe po bëhet një vit, që Eljana Gjoka Ismaili i ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me djalin e familjes, për t’i dhënë shpjegim për paratë apo zgjidhjen e certifikatës së pronësisë.Gazetari i “Stop” arrin ta gjejë Eljanaën pranë Kadastrës në Rinas, duke e përballur me denoncuesin.Ajo pranon, se ka marrë 3.6 milionë lekë, duke këmbëngulur, se është punonjëse e kadastrës.Në fund Eljana kërcënon denoncuesin në prani të kamerave, për këtë që i bëri, duke i thënë, se nuk do të jetë i gjallë, nëse nuk tërhiqet për 24 orë.

Sot në Shqipëri është festuar 7 marsi, dita e mësuesve në nder të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korcë në vitin 1887.Si cdo vit nxënësit, me kontributin e prindërve, rendën t’u bëjnë dhurata arsimtarëve, dhurata, që shpesh kapin vlera të konsiderueshme financiare.Disa nxënës të intervistuar thanë, se kanë bërë zarfe me lekë për mësuesit. Të tjerë përmendën objekte si orë, vathë, apo syze dielli.

Behije Sulejmani tregon, se është e martuar me një shtetas egjiptian, i cili ka kërkuar shtetësinë shqiptare. Por në dekret është bërë një gabim tek mbiemri, është shkruar Abdallah, kur ai e ka Abdalla. Behija thotë, se ky gabim ka ardhur nga një pasaportë e fundit, që ai ka patur nga vendi i origjinës, pasi është bërë aty gabimi. Prej gati dy vitesh nuk po merr dot një përgjigje, edhe pse ka dorëzuar dokumentat, që vërtetojnë, se bëhet fjalë për të njejtin person.Gazetarja e “Stop” u interesua dhe mësoi, se presidenca, për të bërë ndryshimin e dekretit, duhet që të ketë dokumentat origjinale nga Ministria e Brendshme dhe nga vendi i origjinës. Por deri tani i kanë shkuar vetëm fotokopje. Ministria nga ana tjetër, thotë, se ka dërguar dokumentet origjinale. Kur kjo të ndodhë, do të marrë zgjidhje edhe problemi i bashkëshortit të zonjës Behije Sulejmani.

Të Fundit